Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërnovë të Bulqizës, dhe për policinë shkak i plagosjes është bërë një konflikt për çështje pronësie.
I plagosur ka mbetur shtetasi Zenel Grrica, 36-vjeç, punëtor i një firme. Në fakt, konflikti ka nisur midis banorëve të zonës dhe një firme e cila po nxjerr krom në fshatin Tërnovë. Pas sherrit me fjalë, banorët kanë plagosur burrin me automatik dhe policia po punon për arrestimin e autorëve.
Banorët nuk donin të lejonin firmën për të nxjerrë kromin, me pretendimin se toka nuk ishte e pronarit që pretendonte pronësinë.
I plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.