BULQIZË- Dy furgona janë përplasur pasditen e sotme në të dalë të Bulqizës, në rrugën e Arbrit, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Të dhënat nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash me targa të Bulqizës dhe një furgon pasagjerësh me targë AA418 PI.

Mësohet se njëri prej të plagosurve në aksident ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur tashmë hetimet për aksidentin.
(m.a/BalkanWeb)