BULQIZË- Një minator është plagosur në minierën e Bulqizës, gjatë mesditës së sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në galerinë 15 të këtij qyteti.

42-vjecari Bajram Neziri është goditur nga vagoni me të cilin transportonte kromin, duke u përlasur pas murit të galerisë. 42-vjecari është transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtime të minatorëve, me pasojë dhe humbjen e jetës ndodhin vazhdimisht në minierat e qytetit të Bulqizës. Shkak janë mos sigurimi i kushteve teknike nga firmat ku ata punojnë duke bërë që punëtorët të jenë të rrezikuar për jetën në cdo moment gjatë punës së tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)