BULQIZE- Flakët kanë përfshirë një depo solari në Krastë të Bulqizës, pak minuta më parë, rreth orës 12. 45 minuta. Ende nuk dihet shkaku, ndërkohë që zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes, 25 km larg Bulqizës. Situata bëhet shqetësuese pasi pranë depos së solarit ndodhen disa pallate.
(s.g/balkanWeb)