07-11-2010 / Redaksionale

Nje nga arritjet me te medha qe sistemi komunist i hoxhes mburrej anekend ishte bunkerizimi kapilar i Shqiperise. Ku mbi 700 mije bunker pucrra dilnin ne siperfaqe te tokes per te sinjalizuar qelbin qe kishte udheheqja e kohes. Bijte e atyre qe bunkerizuan vendin jane sot te vendosur ne opozite me aspiraten legjitime te qytetareve shqiptareve per tu pastruar dhe vazhduar rrugen europiane. Jane gjenerata e dyte e bllokut qe turperoi vendin perballe euro-deputeteve pse filluan ende pa u pershendetur me akuza e insinuate korrupsioni ndaj qeverise. Ne nje klime te tille te helmuar arsyeja e zonjes Doris Pack leshoi kushtrimin se kjo propagande eshte e vjeter se ka nje 20 vjet qe sillet e perdridhet duke i bere dem popullit.
Media afer socialisteve dhe sejmenet e tyre ne industrine e shpifjes ia faturuan padrejtesisht ngercin Partise Demokratike pse nuk u arrit nje rezultat per zgjidhjen e ngerci politik. Por e kunderta eshte e verteta. Euro-parlamentaret Eduard Kukan dhe Doris Pack u shprehen te zhgenjyer qe Partia Socialiste instrumentalizoi qendrimin e Majit te ketij viti ne tryezen e perfaqesuesve te Keshillit te Europes duke shprehur ok praktikisht per propozimet e nderkombetareve ndersa ne fund nuk voton asnje prej tyre. Mjerisht mbledhja e Komitetit te Stabilizim Asociimit Shqiperi ndash Bashkimi Europian perfundoi pa asnje deklarate zyrtare cka do te thote se eurodeputetet deshtuan edhe njehere ne misionin e tyre per te arritur nje marreveshje midis paleve. Deshtimi i deklarates se perbashket per hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive te votimit ka ardhur pasi Partia Socialiste ka refuzuar qe ne kete propozim te eurodeputetes Pack te perfshihet fjalia te respektohet kodi zgjedhor dhe kushtetuta.
Ky deshtim erdhi pasi PS-ja qe ishte deri ne fund parimisht pro sapo i eshte thene se duhet me patjeter fjalia te respektohet kodi zgjedhore dhe kushtetuta jane xhindosur. Nervozizmi i pamatur i PS-se ka ardhur per shkak se paramendonin nje fitore ne tavoline duke perdorur qenien e euro-parlamentareve si kale troje per te hapur te gjitha kutite pa dashur te dine nese eshte ligjore apo anti-ligjore kjo iniciative.
Eurodeputetet u mesuan shpejt sesi zhvillohet debate politik ne Shqiperi. Ata mesuan se dialogu eshte nje mish i huaj ne nje opozite te edvinizuar qe do te thote nje organizem gjenetikisht te modifikuar nga eksperimente dhune psikologjike e toksikologjie. E cila per te ardhur ne pushtetin tentohet te perdore te gjitha menyrat pervec ligjit dhe kushtetutes. Ligji per partine me te madhe te opozites eshte nje tabu qe duhet shkelur. Ka frike prej saj sepse vendimi i saj i nxjerr ne pozicion jashte loje. Ne nje flagrance papergjegjshmerie u sollen ne komisionin e Stabilizim-Asociimit sikur te ishin radikale te majte dhe jo nje opozite konstruktive. Mesazhet telefonike te Rames kishin efekt te menjehershem jo vetem ne fytyrat e deputeteve por edhe ne argumentet e tyre qe shpesh identifikoheshin si kunderthenese.
Sidoqofte euro-deputetet nuk u larguan pa mesazh nga Shqiperia. Ishte Edi Rama qe kishte nje mesazh per ta ne konferencen e xhumase politike. Ne predikimin e zakonshem te se premtes me ca gazetare kreu i PS-se Edi Rama sulmoi ne menyre te terthorte liberalizimin e vizave per shqiptaret. Duke u perpjekur te trembe vendet e Bashkimit Evropian me ate qe ai e quajti kriminalitet ne rritje dhe mundesine e nje eksodi masiv Rama ka propaganduar serish dje 2 dite nga liberalizimi i vizave se duke qene Shqiperia nje vend me kriminalitet te larte dhe korrupsion te larte BE rrezikohet nga nje eksod i mundshem.
Edi Rama i mohoi qeverise se kryesuar kryeministri Berisha cdo merite per te afruar endrren qytetareve me realitetin e levizjes se lire. Ne kete menyre retorika e Rames fare mire mund te cilesohet si apatride pasi edhe me pare i kishte propaganduar se BE do te kercenohej nga nje emigrim masiv i shqiptareve. Dite me pare Rama sulmoi liberalizimin duke thene se Shqiperia kishte 1 milion te papune qe per BE duhej te perkthehej ne 1 milion emigrante ndersa dje ai ka kercenuar vendet e Bashkimit Evropian me nje Shqiperi qe sipas tij ka nje kriminalitet 30 here me te larte. Ne e kemi provuar se Rama ka shprehur faktikisht se BE-ja rrezikohet nga imigracioni shqiptar.

...