Autoritetet ne Bjellorusi kane burgosur me shume se 600 protestues dhe aktiviste te opozitës, ne harkun kohor te një jave, pas ngjarjeve te fundit qe shoqëruan rizgjedhjen e presidentit Aleksandër Lukashenko. Mes personave qe kane përfunduar ne burg për "prishje te qetësisë publike" dhe "trazira" janë edhe shtate nga nëntë kandidatet presidenciale. Mes te arrestuarve pas protestave masive ne kryeqytetin e vendit janë edhe disa gazetare. Ngjarjet e fundit ne Bjellorusi janë dënuar nga ShBA-te dhe Bashkimi Evropian.


Shpërndaje