Gjykata e Tiranës dha masën arrest me burg për 45-vjeçarin Shpëtim Çekrezi, kryetarin e Shoqatës Artistike Ferdinand Deda, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.


45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve online dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.


Gazetarët e Fiks Fare zbuluan këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte se si rekrutoheshin vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.


14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)