Uzbekistanezi që kreu sulmin me kamion, ku mbetën të vrarë pesë vetë në Suedi vitin e kaluar, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.


Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur keqardhje për grupin e Shtetit Islamik (ISIS) përpara sulmit në Stokholm. Por prokurorët vërtetuan se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk konfirmoi se fshihej pas sulmit.


Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë. Ai u largua nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë kohë për t’u larguar nga vendi.


Ai u zhduk dhe disa muaj para sulmit, u vendos në një listë të kërkuar zyrtare. Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion dhe me shpejtësi të lartë u fut në Drottninggatan (Queen Street), një nga rrugët më të populluara të Stokholmit dhe në një dyqan, duke shkaktuar pesë viktima dhe 10 të plagosur.


Policia zbuloi lëndë shpërthyese brenda kamionit, por fatmirësisht një tragjedi u shmang dhe ajo shkaktoi vetëm dëme nga zjarri në automjet. Akilov njoftohet se vrapoi nga skena ende i mbuluar me gjak dhe xhama, por u arrestua disa orë më vonë në periferinë veriore të Stokholmit.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)