Hysni Burgaj, drejtori i përgjithshëm i Policisë, ka pezulluar Erzen Breçanin për një afat 1 muajor pas mesazhit që ky i fundit postoi në rrjetin social Facebook.



brecaniZv.drejtori për Sigurinë Publikë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, është pezulluar nga detyra e tij pas thirrjes që bëri në Facebook për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.


Vetë zv.drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar ditën e martë duke pranuar që faqja e Facebook-ut ku është postuar ky koment i përket atij, por ka mohuar autorësinë e komentit.


Përmbajtja e mesazhit:

Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret.