ATHINE- Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ndeshkon Greqine per shkelje ne trajtimin e te burgosurve. Vendimi i referohet trajtimit jo njerezor ne burgjet e Janines per vitet 2008-2009 ku vuajne denimin edhe mjaft te burgosur shqiptare. Gjendja e burgjeve greke eshte e mbi populluar dhe here pas here ka ngjallur kritikat e organizatave nderkombetare.

Burimet mediatike greke kane pohuar se Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ka gjetur shkelje ne trajtimin e te burgosurve ne institucionet greke te paraburgimit. Sipas mjeteve kryesore greke te informimit vendimi i gjykates trajton rastet e 47 te burgosurve mes te cileve edhe 8 te huaj ne burgun e Janines ne Greqine e Veriut per periudhen 2008-2009. Ne kete burg vuajne denimin edhe disa dhjetera emigrante nga Shqiperia te denuar per vepra te ndryshme penale nga drejtesia greke.

Vendimi i Gjykates Europiane sipas medjave greke nxjerr ne pah problemet kronike qe karakterizojne burgjet greke. Vendimi referohet kushteve jashte standarteve nderkombetare duke pohuar se ne nje burg te projektuar per 80 persona vuanin denimin 220 te burgosur pa kushtet minimale dhe me mungesa te theksuara te trajtimit.

Ky vendim i Gjykates Europiane qe e ndeshkon Greqine per kete trajtim sipas komenteve te shtypit grek mund te luajne nje rol te rendesishem ne permiresimin e situates qe mbizoteron ne burgjet greke. Kjo situate eshte perkeqesuar sidomos viteve te fundit me thellimin e krizes ekonomike dhe financiare qe ka mberthyer Greqine.

Ne fillim te ketij viti Komisioni Europian i Keshillit te Europes per Parandalimin e Torturave kishte leshuar kritika te ashpra ndaj Greqise ne lidhje me kushtet e mbajtjes se emigranteve te paligjshem dhe te te burgosurve. Ministria greke e Mbrojtjes se Qytetarit ishte pergjigjur se po ndermerrte disa masa pavaresisht situates se veshtire financiare.

Ministria greke kishte pohuar gjithashtu presionin e larte te emigracionit sidomos nga disa vende te Afrikes se Veriut qe e perdorin Greqine si vend tranzit drejt vendeve te tjera perendimore.
voa