Harta e burimeve të arit të zi në vendin tonë pritet të zgjerohet edhe me disa pika të reja. Kërkimet për nxjerrjen e arit të zi do të nisin së shpejti në Berat dhe në zonën mes Shkodrës dhe Lezhës.

 


Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besian Pesha deklaron se kjo do të ndikojë në ekonomi.Kreu i AKBN beri gjithashtu me dije se kanë nisur kontrollet për auditimin për kompanitë e nxjerrjes së naftës.

 


Kërkimet për puset e reja të naftës do të realizohet prej dy kompanive Petromanas në bashkëpunim me SHELL,të cilat janë mjaft serioze në këtë fushë garantojnë mbrojtjen e mjedisit.