Breznite e piktoreve Kaceli, kane rendur njeri pas tjetrit me penelat ne duar, ku nga dekoruesit e mureve dhe piktoret e arkave, nga portretet dhe peizazhet e Sadik Kacelit dhe te birit, Buronit, pasqyrohen portrete artistesh. Ne nje interviste per "Koha Jone", piktori Buron Kaceli rrefen femijerine e tij prane "Piktorit te Popullit" Sadik Kaceli, diktimin ne pikture, momentet e vecanta, jeten mes piktures dhe politikes, si dhe ekspozitat dhe cmimet e rrembyera ne vazhdimesi. "Piktor i Popullit", autor i stemes se Republikes, nje nga themeluesit e Galerise se Arteve, me studime te kryera jashte vendit, Sadik Kaceli-babai i Buronit, eshte nje nga piktoret me te njohur te familjes Kaceli. Nderkaq edhe vete Buroni ka ndjekur udhen e te atit dhe merret vazhdimisht me pikture. Autor i nje sere ekspozitash kombetare jashte vendit para '90-s, ai vazhdon te merret me pikture dhe te cele ekspozita. Ne studion e tij, ne te cilen e gjetem duke u pergatitur per ekspoziten e radhes, Buron Kaceli na tregon pergatitjet per ekspoziten ne Shkoder me 2 nentor, si dhe projektet qe do ta ndjekin gjate muajve ne vazhdim.


Babai juaj, Sadik Kaceli, eshte nje nder artistet e shquar te piktures. Ishte ai qe diktoi te ardhmen tuaj ne fushen e artit?


Ne nje fare menyre, po. C'ka eshte e natyrshme, por duhet thene se jo duke diktuar, por duke ndikuar natyrshem me jeten dhe veprimtarine e tij artistike, prane se ciles une u rrita. Studio e tij ishte vendi me i dashur per mua, vendi ku une, qe ne femijerine e hershme dhe ne vazhdim, kaloja kohen time me te bukur. Qe ne ate kohe, kur njeriu njeh dhe mban mend si me te medha nga c'jane, tavolinen apo mobiliet, te cilat i sheh nga poshte-lart, une mbaj mend pjesen e poshtme dhe te pasme te kavaletit te madh te piktures ku im ate pikturonte dhe une, nga ana tjeter e kavaletit, ne te njejten kohe, shtrire ne qilim, "pikturoja" me akuarelet dhe pastelet e tij. Ai nuk mbaj mend te mi ndalonte, por vetem bente kujdes qe t'i perdorja duke mos i demtuar. E mbasi mbaroja "pikturat" e mija, i merrte, i komentonte, duke mi vleresuar dhe i vendoste daten apo moshen time. Sigurisht qe nuk do ta kete pasur te lehte te me shikonte duke perdor ato akuarele apo pastele te sjella nga Franca e studimeve te tij per krijimtarine e vet, mendoj sot. Ndjej nje keqardhje te embel, te embel, duke pasur parasysh edhe kenaqesine qe sigurisht do t'i kem dhene. Patjeter qe e ka pasur deshiren qe une te vazhdoja rrugen e tij, ashtu si kunder sot, une kam shume deshire qe njeri nga femijet e mi, Arbri apo Dajti, te behet piktor. Une e ndjeja kete deshire te tij dhe kjo ishte dhe endrra ime. Kur rrinim, me shoket e mi te femijerise, jashte ne mbremjet e veres dhe shikonim ndonje yll qe binte duke shkuar drejt shuarjes, perpiqeshim qe para shuarjes se yllit te arrinim te shprehnim deshiren tone. Gezohesha shume kur arrija te shprehja deshiren per t'u bere piktor i mire perpara se te shuhej ylli ne qiellin e shndritshem te veres. Por, deshira e madhe per t'u bere piktor filloi te me turbullohej nga cfare degjoja per luften, shpesh here te pandershme, qe behej midis piktoreve te kohes. Duke qene shume prane tim eti, degjoja bisedat dhe shqetesimet qe krijoheshin ne mes kolegeve artiste, zenkat, e nganjehere intrigat e ndryshme qe perfundonin ne grupime armiqesore, dhe ku jo rralle prekeshin interesat ekonomike qe rridhnin nga vleresimet e puneve (pikturave) neper komisione. Ishte kjo arsyeja qe po mendoja, ne ate kohe, te beja nje profesion tjeter ne jete. Ndersa pikturen ta beja e ta zhvilloja thjesht per kenaqesine dhe dashurine time per te. Ishim kater femije dhe per tim ate nuk ishte e lehte qe te mbante nje familje prej gjashte personash me penelin e tij. Mamaja e pati lene perkohesisht punen si arsimtare, per te qene me prane nesh kur rriteshim. Kur shitej ndonje pikture e babait apo merrej ndonje cmim me shperblim financiar, arrinim te plotesonim disi nevojat tona per veshmbathje. Prinderit tane bisedonin gjithcka me ne. Dinim cdo gje rreth familjes, problemeve ekonomike dhe zhvillimeve politike te saj, qe prej kohes se mireqenies e deri ne renien ne varferi, si e gjithe shoqeria shqiptare. Bisedat rreth artit dhe kultures ne pergjithesi, ishin prezente ne shtepine tone, edhe per shkak se miqte e familjes - miqte e tim eti, nuk ishin vetem piktoret, por edhe artiste te tjere qe i takonin arteve te ndryshme, si muzikes dhe letersise. Nder me frekuentuesit e me te respektuarit ishin Buza, Sokoli, Poradeci, Kodheli, Paco, etj. Kur erdhi koha per te vazhduar gjimnazin apo liceun artistik per pikture, une u regjistrova ne gjimnaz, se bashku me 2-3 shoke te ngushte, ndersa ne konkursin e liceut shkova per deshiren e tim eti. Nuk kisha deshire ta realizoja mire detyren e konkursit, ashtu sic duhej e mundja. Pikturen do ta vazhdoja per kenaqesine time, por kjo nuk qe e thene. Im ate, anetar komisioni per vleresimin e konkursit, kishte ngulur kembe dhe me votuan. Ai i dinte mundesite e mia, dinte edhe dashurine time te madhe per pikuren, dinte edhe ate idene time per ta bere pikturen thjesht per kenaqesi, ide me te cilen nuk rezultoi te ishte dakord. Keshtu, fillova liceun. Filloi periudha e studimeve per t'u bere nje piktor profesionist. Ky nuk qe diktat i tim eti. Ishte thjesht nje orientim me i mire per te permbushur deshiren time, per t'u bere nje piktor sipas lutjeve te mia drejtuar qiellit, per t'u bere nje piktor i mire.


Si ishin lidhjet me babane gjate shkollimit?


Lidhjet me babane tim kane qene gjithmone shume te forta. Ai ishte babai, mesuesi dhe shoku im. Si baba ishte i mrekullueshem, shume i dashur, por edhe shume autoritar. Si mesues ishte i perkryer, ishte nje pedagog i madh. Si shok, nje personalitet i forte dhe teper besnik. Ne vitet e shkollimit tim, si ne Liceun Artistik, edhe ne Akademine e Arteve, kam pasur fatin te kem si mesues artiste te shquar. Ne lice, si Buzen, Pacon, Cangonjin, Shoshin, Nikollen; dhe ne akademi Jukniun, Shijakun, Dilon, Kilicen edhe te tjere. Si Liceu Artistik, ashtu edhe Akademia e Arteve ishin shkolla teper serioze. Punonim shume dhe jetonim me pikturen. Duke qene se bashku dhe prane me artet e tjera, si ne lice, ashtu edhe ne akademi, me muziken dhe dramaturgjine, shoqeria dhe jeta jone si studente ishte me e pasur. Ndiqnim aktivitet e njeri-tjetrit, c'ka sigurisht ishte teper formuese per ne. Ishte nje periudhe e bukur. Ato pedagoge, por edhe te tjere teper te nderuar, na kane dhene shume. Por natyrisht mesuesi im kryesor dhe shembulli per t'u ndjekur ne cdo drejtim dhe jo vetem ne profesion, ishte piktori Sadik Kaceli - im ate. Ishte teper i kujdesshem kur qellonte te mos ishte plotesisht dakord me ndonje vleresim te pedagogeve dhe duke bere shume kujdes, me finesen qe e karakterizonte, me shprehte qete-qete idete e tija. Bashkebisedonim si shoke.


Mund te na thoni dicka rreth krijimtarise suaj artistike?


Krijimtaria ime artistike i perket nje periudhe te gjate, aq sa c'eshte edhe jeta ime, qysh ne fillimet e saj ne femijerine e hershme tek studio e tim eti, ku une u rrita dhe deri sot. Por kjo krijimtari copetohet me mijera segmente te vogla, qe fillojne me entuziazmin e fillimit te nje pikture dhe mbarojne gjithmone me padurimin e fillimit te nje pikture te re, shoqeruar me besimin qe piktura tjeter do te me jape pervec entuziazmit, edhe kenaqesine e te ndjerit i plotesuar, gje qe pothuajse nuk me ndodh asnjehere plotesisht.


Me penelin tuaj keni jetuar dhe pikturuar ne dy kohe te ndryshme. Si ishte piktura juaj para viteve '90 dhe pas?


Piktura ime para viteve '90 mund te permblidhet ne nje liste veprash qe kane merituar vleresime te mira nga komisione te ndryshme dhe nga shtypi, por asnjehere cmime. Ndoshta per shkak edhe te biografise politike te familjes sime, si dhe per natyren time jo fort konformiste, besoj. Per t'u shprehur shkurt, jam pjesemarres pothuajse ne te gjitha ekspozitat kombetare dhe lokale te kohes, jam autor i pese ekspozitave personale. Dhjete vepra te mijat ndodhen ne Galerine Kombetare, vepra te cilat ne kuader te galerise jane ekspozuar ne Paris, Beograd, Prishtine, Milano, etj. Si dhe mjaft vepra jane te ekspozuara ne institucionet e ndryshme te vendit apo ne koleksione private. Vitet '90 jane kufi midis dy boteve, ndajne dy bote, dhe ne nje fare menyre, dy jete te ndryshme per cdo njeri e aq me teper per krijuesit. Nga te qenurit "artist" i kufizuar ne lirine krijuese dhe me detyra te mirepercaktuara, si nje punonjes i nje shteti te dhunshem; ne nje liri te plote, pa kufizime dhe jashte vemendjes e kerkesave shteterore, eshte nje goxha ndryshim. Ne fillimet e para te viteve '90, ishte coroditese dhe hutuese per cdo artist qe ishte mesuar me zgjidhjet standarde te problemeve krijuese, zgjidhje qe ishin kthyer ne klishe. Edhe ne rastin tim i ndjeja si copeza dhune cerebrale dhe pengesa per nje krijimtari te mirefillte. C'duhej bere? Sapo kisha marre nje vleresim te mire, Cmimin e Kritikes nga kritika italiane ne nje ekspozite me piktore italiane dhe shqiptare. Vendosa te largohesha per te vizituar Italine dhe per t'u azhornuar sado pak, sipas mundesive te mia, me artin dhe zhvillimet e natyrshme te piktures ne ate vend. Nuk qe e thene, sepse miqte e mi me vune ne seder duke me kujtuar detyrimet karshi demokracise dhe duke me ofruar vendin e drejtuesit te kultures ne bashkine e Tiranes. E pranova, duke menduar qe te punoja jo me shume se dy vjet ne ate zyre, qe nuk e kisha afruar kurre si ide. Duke ju pergjigjur keshtu kesaj kerkese, gjykova se nje pushim i tille ne krijimtari do te ishte njekohesisht, nje periudhe reflektimi dhe clirimi nga klishete e vjetra. Por, nuk rezultuan vetem dy vjet. Punova kater vjet si drejtor i kultures dhe me pas, kater vjet te tjera si nenkryetar i bashkise se Tiranes, ku mbuloja edhe kulturen. Me pas edhe tre vjet te tjera, si keshilltar i bashkise. Ishin vite te renda pune, kohe transformimesh te medha. Pergjate kesaj periudhe nuk mund te largohesha, nderkohe qe per te pikturuar nuk behej fjale. Gjithsesi, shpresoj dhe besoj se kam kontribuar sadopak ne mbarevajtjen e puneve dhe ne zhvillimet kulturore. Pergjate gjithe kesaj periudhe u angazhova gjithnje e me shume ne jeten politike te vendit duke perfaqesuar PD-ne ne nivele te ndryshme, deri si deputet i saj.


Ne fakt, pak artiste e gjejne veten ne politike. Si e shikojne piktorin Buron Kaceli mes te berit art dhe politike?


Ne nje vizite te lajmeruar ne studio nga zoti Foresti, ambasadori Italian dhe mik i mire (erdhi atehere me zonjen Lino, ambasadore e SHBA-ve), pasi u njoh me veprat e tim eti, kerkoi te shikonte edhe punime te mija. Ne vend te piktures nxora nga dosja e punes nje shkrese me firmen time dhe ia tregova duke i thene se kjo eshte piktura ime sot per sot. Qeshem dhe mu desh t'i tregoja disa piktura te realizuara me pare. Biseduam pastaj, edhe per papershtatshmerine e piktures me zyren. Jane vertet te kunderta dhe mendoj se kam sakrifikuar mjaft duke u ndare per nje kohe te mire nga dashuria ime e madhe e te qenurit krijues ne art. Per mua ishte nje periudhe gjithsesi e mundimshme, e sakrifices, por edhe shume e bukur. I sherbeva qytetit tim, si dhe vendit tim. Si dhe dhashe njefare kontributi ne gjirin e PD-se, kesaj force perparimtare politike qe po transformon Shqiperine, per c'ka jam krenar. Piktura me priti dhe ju ktheva me nje eksperience dhe pjekuri tjeter, e cila mendoj se po ma shperblen. Besoj se artisti s'mund te jete jashte zhvillimeve shoqerore te vendit dhe shoqerise se tij. Pas daljes nga opozita e rende e PD-se dhe ardhjes se saj ne pushtet ne vitin 2005, iu ktheva krijimtarise me deshiren dhe mallin e madh per pikturen dhe i angazhuar gjithnje e me shume me te. Besoj se jam duke ndjere edhe sadisfaksionin e duhur. Organizova nje galeri muze, me emrin "Art Galeri Kaceli", ne te cilen jane ekspozuar vepra te gjinive te ndryshme te babait tim, "Piktorit te Popullit" Sadik Kaceli. Aty ekspozohet dhe krijimtaria ime aktuale, e cila freskohet ne menyre frekuente, sepse punoj mjaft. Vitet e fundit kam hapur nje ekspozite kushtuar rruges Durres-Kukes-Morine, nje ekspozite personale ne qytetin Dhrama te Greqise dhe se fundmi, nje ekspozite ne Durres se bashku me dy miqte e mi artiste, piktorin Mustafa Arapi dhe piktorin Sefedin Stafa. Ne kete nentor, pervec pjesemarrjes me dy pune ne ekspoziten e grupimit "Nentori", do te kem edhe nje ekspozite personale ne galerine e qytetit te kultures shqiptare, ne Shkoder, e cila do te perurohet me 2 nentor.


Si e shikoni sot zhvillimin e piktures ne Shqiperi?


Liria e shprehjes artistike, mundesite e medha te kontakteve me artet dhe zhvillimet kulturore rreth nesh, lehtesite e levizjes qe erdhen duke u permiresuar deri ne heqjen perfundimtare te vizave, si dhe zhvillimi dhe rritja ekonomike, kane bere te mundur nje zhvillim natyral te veprimtarise artistike jashte kufizimeve dhe kerkesave per ta perdorur artistin si nje ushtar te nje lufte ideo-politike. Aktivitete te rendesishme si "Bienalja", "Onufri", "Nentori" dhe tani se fundmi, "Pranvera", ekspozitat personale te artisteve, kolonite artistike qe organizohen, si dhe galerite e ndryshme private, flasin per nje zhvillim te artit si ne sasi, ashtu edhe ne cilesi. Tashme eshte normale te degjosh per kontakte dhe veprimtari te perbashketa te artisteve tane me artiste te vendeve perendimore, si dhe per konkurse te fituara nga artistet tane. Gjithsesi, mendoj se eshte e nevojshme te mirorganizohet jeta artistike, jo nga interesa ideo-politike te qeverive, por nga shteti shqiptar. Kjo do te mundesoje marredhenie te rregullta midis shtetit e krijuesit, ne favor te artistit, te kredos, aftesive dhe koncepteve artistike, ne favor te procesit krijues te artistit, c'ka do te jete edhe ne favor te zbatimit te nje politike shteterore me te suksesshme kombetare per artet pamore. Mendoj, dhe e kam shprehur edhe me pare, por deshiroj ta perseris, se jeta dhe veprimtaria krijuese tek ne ka nevoje per nje perkujdesje, e cila do te mund te formesohet permes ligjeve dhe ndertimit te strukturave te duhura ne sherbim te nje jete artistike me te shendetshme dhe me rezultative. Duhen gjetur forma qe te stimulojne organizimet e artisteve ne shoqata ne baze te gjinive artistike, koncepteve te perbashketa artistike apo objektivave te ndryshme, ne menyre qe t'i sherbejne zhvillimit te artit ne pershtatje me te mire me morine e marredhenieve qe ofron ekonomia e tregut. Kjo edhe ne drejtim te evidentimit dhe prezantimit te problemeve qe paraqet zhvillimi i artit. Nje organizim i tille do te luftonte me me efikasitet informalitetin ne tregun e artit, ne mbrojtje dhe stimulim te artit te vertete. Do te mundesonte botime te munguara, te cilat natyrshem do te zhvillonin debatin artistik, kritiken artistike aq te nevojshme per jeten artistike. Artisti kesisoj nuk do te ngelej i vetmuar. Do te informohej per gjithcka ne interes te veprimtarise se tij, si dhe do te mund t'i degjohej zeri, qe tani per tani nuk arrin t'i degjohet, pervecse brenda mureve te kafeneve. Sigurisht qe ketyre shoqatave, ketij organizimi, do t'i nevojitet nje interlokutor, ndermjet artistit dhe shtetit, qe do te ishte nje organizem shteteror gjysme-independent, i cili do te mundesonte lidhjet me shoqatat e siperpermendura, perfaqesuese te artisteve per nje jete te mirorganizuar. Ky organizem apo bord, qe pritet te jetesohet, do te perfaqesoje dhe deshmoje kujdesin e shtetit per artin dhe do te hape nje epoke te re per zhvillimin e kultures. Nga ana tjeter, Tirana, ky metropol, qendra me e rendesishme ekonomike, politike, administrative, dhe gjenerator i fuqishem i zhvillimeve ekonomike, si dhe atyre artistiko-kulturore, tashme ka ne krye te saj nje lider, Z. Basha. Ai eshte perfaqesues i denje i ketij qyteti, i cili paraqet njekohesisht edhe nje pritshmeri te larte nga ana e komunitetit artistik ne pergjithesi, si dhe artisteve te arteve pamore. A do te kete Tirana, fjala vjen, nje salle ekspozitash per artet pamore, ashtu sic i takon kryeqytetit? Une besoj plotesisht tek vizioni i kryebashkiakut, tek vullneti i tij. Ashtu sic besoj edhe tek suporti qe do te kete nga ana e kryeministrit Berisha, i cili eshte i vetmi deri tani qe ka mbeshtetur zhvillimet artistiko-kulturore.


Cilat jane momentet me te vecanta te jetes suaj si artist?


Jane disa momente qe kane te bejne me ngarkesa emocionale te forta, por nga ato do te permend momentet me ngarkesa emocionale pozitive, te mira, sic jane: marrja e nje diplome ne moshen 9-vjecare ne nje konkurs nderkombetar pikture per femije ne Budapest; triumfi i demokracise; martesa me Magda Spahia Kaceli - artiste e vokalit ne TKOB; lindja e Arbrit dhe Dajtit - dy djemve te mi; clirimi i Kosoves; si dhe momente te tjera te rendesishme, qe kane te bejne me vleresimet qe me jane bere per krijimtarine time dhe per kontributin tim ne detyra te ndryshme dhe ne aktivitetin politik.