Një 56-vjeçar nga Burreli i ka shpëtuar një atentati të mundshëm që i është bërë në garazhdin ku kishte lënë edhe makinën e tij.


Si pasojë e të shtënave mësohet se shtetasi me inicialet B.M, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.


Mësohet se i 56-vjeçari në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.


Ngjarja ka ndodhur para orës 18:30, kur edhe në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.


Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendngjarje, ku grupi hetimor ka sekuestruar dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”.


Blutë e Burrelit kanë filluar hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes, si edhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit.


2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)