Një 56-vjeçar nga Burreli është plagosur në një atentat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30, kur  në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat mbërriti një telefonatë se në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.


Policia sqaron se: Shtetasi B.M, rreth 56 vjeç, në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave shtetasi B.M, ka mbetur i plagosur i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”.


Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli Si dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter