burreliPas rezultateve të dobëta në javët e fundit, ekipi matjan ndodhet në zonën që të dërgon në ndeshjet e Play-Out-it


Vetëm dy fitore në tetë takimet e fundit kanë ndikuar negativisht për skuadrën e Burrelit, e cila tashmë ndodhet në zonën që të dërgon në sfidat me eliminim direkt.Në fillimin e fazës së dytë, në skuadër nuk mendohej ky pozicionim, pasi renditja e ekipit ishte në mesin e tabelës dhe mbi të gjitha loja e saj ofronte siguri. Por kanë mjaftuar ndeshjet në vijim, që skuadra të përfshihet nga paniku i rënies në një kategori më poshtë.


Duhet theksuar se kalendari i matjanëve ka qenë shumë i vështirë në ndeshjet e transfertës, ku është dashur të luajë ndaj Elbasanit, Besëlidhjes, Adës dhe së fundi ndaj Dinamos. Humbjet në këto transferta kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ecurinë e ekipit.


Kalendari i ndeshjeve të fundit përmban sfida të lehta për Burrelin, pasi skuadra do të përballet ndaj ekipeve që nuk kanë më pretendime në kampionat. Burreli do të përballet me Ilirinë, Pogradecin në transfertë dhe në ndeshjen e fundit do të presë Mamurrasin.