Te gjitha bursat ne Evrope vazhdojnë te reagojnë me skepticizëm ndaj projektit, i cili parasheh krijimin e një qeverie te re ne Eurozone, për mbikëqyrjen e ecurisë se tregjeve. Sipas eksperteve, kjo mund te jete zgjidhje e drejte por vetëm ne plan afat-gjate ndërkohë qe Eurozona ka nevoje për një ndërhyrje te shpejte. Ne te njëjtën situate gjenden edhe bursat ne Wall Street, te cilat janë mbyllur po ne territor negativ, për te katërtën jave me radhe. Tre indekset kryesore amerikane kane humbur ndjeshëm terren. Bursat ndërkombëtare tashme e kane shume te vështirë ti mbijetojnë paqartësive te krijuara. Rritjes se shqetësimeve po i shtohet gjithnjë e me tepër frika e rikthimit te një tjetër krize financiare globale, e cila këtë here mund te jete me pasoja me te mëdha se ajo e vitit 2008.