Departamenti i Shtetit do te financoje dergimin e nje sere pedagogesh shqiptare, per te ushtruar profesionin e tyre si pedagoge te brendshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmin e ben te ditur Universiteti i Tiranes, i cili sqaron se ky financim behet nepermjet "American Councils", organizata qe menaxhon keto fonde. Per t'u bere perfitues i ketij projekti, i cili do te zgjase nje semester ne vitin 2010, kandidati duhet te plotesoje nje CV. Ai qe do ta kete CV-ne me te pasur dhe do te kete nje sere kualifikimesh, si dhe do te plotesoje kushtet, atehere do te realizoje endrren per t'u bere pedagog ne SHBA. Ne fillim, kandidati per pedagog duhet te shenoje te gjeneralitetet, adresen si dhe numrin e telefonit. Me pas, kerkohet plotesimi i shkollimit, duke shenuar llojin e diplomave qe zoteron kandidati, daten e diplomimeve, etj. Me pas, radhen e kane studimet e avancuara, nese aplikanti ka te tilla. Pervec ketyre, kandidati per t'u bere pedagog i brendshem ne Amerike duhet te rendise edhe vendet ku ka punuar, duke dhene te dhena te sakta per to si dhe per kohezgjatjen. Gjithashtu, ne formularin e aplikimit do te kerkohen edhe konferenca profesionale, ku kandidati ka referuar, botimet qe ka nxjerre, e keshtu me radhe. Pervec ketyre, aplikanti qe deshiron te perfitoje duhet te shenoj edhe librat ku ka qene bashkautor, emrat e artikujve te botuar neper gazeta, datat e publikimit te tyre si dhe nje sere te dhenash shtese, nese ai ka.