Pasi deputeti i PD-së Sali Berisha deklaroi se opozita në vend ka bërë gjithçka për integrimin e Shqipërisë në BE, ka reaguar edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.


Ministri ka akuzuar opozitën se ka çuar e-maile në Parlamentin Evropian kundër integrimit.


Opozita nuk ka bllokuar qoftë edhe një akt të vetëm, një marrëveshje, një ligj, një proces që kërkohet për integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka ngritur fuqishëm zërin për dekriminalizimin e parlamentit, duke i bërë një shërbim vendit dhe integrimit të tij në BE. Nuk them se opozita ka qenë e përsosur por nuk ka shqiptar që mund të thotë sot se ato që tha opozita nuk ishin të vërteta. Ne ngushëllohemi me këtë. Ne jemi pushtet moral, ajo është detyra jonë. Ne bëmë gjithçka që në ditët e para për të parandaluar kanabizimin e Shqipërisë. Ku e kuptuam ne? E kuptuam tërësisht nga beteja. Çfarë ndodhi. Në një kohë kur zotrote bëje konferenca për të numëruar sukseset e Shqipërisë në luftën kundër kanabizimit, vendi mbulohej nga kanabisi në 4 anët. Opozita shqiptare do të bënte vetëvrasje nëse nuk do denonconte kanabisin e vendit.  Mendoni ju se Departamenti i Shtetit lëshon raporte të bazuara në opozita shqiptare. Departamenti i Shtetit lëshon raporte i bazuar në agjencitë e veta. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë deklaroi se është shndërruar në qendër operacionale të krimit të organizuar. Gjeneron krim dhe destabilitet, vend kryesor i kanabisit. Juncer mik i madh i shqiptarëve, e çfarë tha? Do shihet ecuria për 6 muaj tha Berisha.


Ndërsa Bushati i ka kujtuar Berishës se opozita ka çuar e-maile PE-së, duke i thënë mjaft më me betejën nëpër dritare facebooku.


Berisha tha që Juncker është mik i Shqipërisë, por dikush nga opozita tha se ai ishte i pirë kur doli me Ramën. Që ai është i blerë nga Edi Rama. Për Vlahutin dikush tha më parë se është trafikante dhe komuniste. Boll me emaile në PE, se na dërgohen edhe ne. Boll më me lojëra kalamajsh në PE. E doni kontributin për procesin e integrimit mbështesni me vepra konkrete reformën në drejtësi. Boll më me bejte nëpër dritare Facebooku. Ndryshoi Shtëpia e Bardhë thatë tani do iki Donald Lu nga Shqipëria. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e SHBA-ve ndaj Shqipërisë, as Maqedonisë e madje as Hungarisë tha Bushati.


14 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)