Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kthehet në Universitetin ku ka studiuar, pas 18 vjetësh.


Ministri Ditmir Bushati ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare të cilën e ka nisur me një seminar në Universitetin e Leiden-it Europa Institute, me një diskutim mbi temën Siguria e zgjerimit, perspektiva e vendeve të Evropës juglindore.


Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se Evropa e sotme është larg nga Evropa e viteve kur unë studioja në Holandë, kur perspektiva e një Evrope të pandarë dukej më afër dhe më frymëzuese për të dyja palët, si ata që vijnë nga Evropa juglindore, dhe ata që jetonin brenda BE-së.


Sipas tij, Evropa është fokusuar më shumë në veten e saj dhe është më pak e hapur për të huajt.


14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)