Artan Bushati, trajneri i Kombëtares U-21 të futbollit, mund të jetë tekniku i “seleksionit” kuqezi, që do të përballet në miqësoren e bujshme me Milanin, më 12 maj 2009 (ora 19:00) në “Qemal Stafa”.



Presidenti Duka, pas refuzimit të kroatit Branko Ivankoviç, ende nuk ka zbardhur emrin e teknikut të ri të përfaqësueses A.



Sipas burimeve nga FSHF-ja në “Kombëtaren B” priten të luajnë edhe legjionarë të tillë si Klodian Duro, Jahmir Hyka, Isli Hidi, Dorian Bylykbashi, Ervin Bulku, Kristi Vangjeli. 



Nga Milani do të jenë përveç të tjerëve edhe Bekam, Kaka, Gatuzo, Pato, Ronaldinjo, Shevçenko, Inzagi, Zambrota, që do të jenë të pranishëm në edicionin e dytë të trofeut “Taçi Oil Albania Reads”.


E Merkure, 06 Maj 2009