Pas Panuccit, edhe trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi është detyruar të modifikojë listën fillestare të futbollistëve që kishte ftuar për të përballuar ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës.


Kjo pasi portierin e Shpresave, Gentian Selmani e mori Kombëtarja e madhe për të zënë vendin e Strakoshës, ndërsa futbollisti i Apollon Smyrnis, Leonidea Rossi refuzoi të vijë me Shqipërinë.


Kështu për të zëvendësuar kapitenin e Laçit, Bushi ka thirrur portierin e Erzenit të Shijakut, Elton Vata, ndërsa për të zëvendësuar Rossin, ka marrë Senad Hysenajn e Besës së Kavajës.