Kategoria I


Në pesë nga tetë ndeshjet e zhvilluara dje për javën e 26 të Kategorisë së Parë, kanë fituar të gjitha skuadrat vendase, përjashto Tërbunin. Me goleadë është mbyllur përballja më interesante e kësaj të shtune, ajo në Sarandë ku Butrinti fitoi 4-3 ndaj Pogradecit. Rezultat ky që i nxjerr liqenorët përfundimisht nga lufta për vendin e dytë (i fundit që të çon në Superiore), që për momentin mbahet nga Partizani, që sot do të luajë ndeshjen e tij kundër Himarës. Përmbysje ka bërë edhe Elbasani në Ruzhdi Bizhuta, pasi i ka mbyllur 45 minutat e para në dizavantazh, në pjesën e dytë ka shënuar tri herë në portën Ilirisë dhe ka marrë tri pikë mbijetesë. Besëlidhja i është falur golit të Kepit në derbin e fqinjëve me Burrelin. Tërbuni, që ka 7 ndeshje radhazi pa e shijuar fitoren, ka barazuar 1-1 në fushën e tij me Dinamon. Kamza fitoi 2-1 ndaj Naftëtarit.


Butrinti nxjerr Pogradecin jashtë garës për Superioren burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email