Në seancën e sotme parlamentare, pritet që të votohet në Kuvend, buxheti për vitin 2019.


Para nisjes së seancës e cila ishte parashikuar për në orën 10.00 por që nuk ka nisur ende, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar. Gjithçka pasi kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka vërejtje për disa nene të buxhetit, duke u përplasur me ministrin e Financave Arben Ahmetaj.


Sakaq nga radhët e mazhorancës, janë parashikuar dhjetë diskutantë për buxhetin. Mirëpo edhe në këtë seancë ku pritet të votohet buxheti, opozita nuk pritet të jetë e pranishme, duke vijuar rrugën e bojkotit,


3 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)