Një tjetër investim i qeverisë shqiptare në infrastrukturën rrugore në Elbasan, pritet që të nisë në fund të muajit Mars në qytetin e Elbasanit.   Një fond prej rreth 40 milion lekë do të investohet në një segment rrugor të Elbasanit, duke bërë të mundur rikonstruksionin total të rrugës nga Dega e Doganës deri tek Rotonda e Zaranikës.  Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini  se “ me një fond prej 40 milion lekësh dhënë nga buxheti i shtetit do të bëhet e mundur rikonstruksioni i rreth 280 metra rrugë me një gjerësi rreth 20 m që lidh dy rotondat nga ajo e Zaranikës tek ajo e autostradës së Metalurgjisë”.  Ky segment rrugor ka lëvizje të madhe automjetesh për shkak edhe të pranisë së doganës si dhe lëvizjes së makinave të tonazheve të rënda. Sipas Sejdinit “ në rikonstruksionin e këtij segmenti do të përfshihet edhe një pjesë e rikonstruksionit të kanalizimeve të ujrave të zeza që janë domosdoshmëri. Ndërkohë që rikonstruksioni do të përfshijë edhe trotuaret, gjelbërimin, ndriçimin, duke u asfaltuar”. 

...