Projektbuxheti i vjetshem parashikonte nderhyrje ne disa sektore problematike per qytetaret ne te 11 njesite bashkiake. Ne degjesat publike qe jane zhvilluar mes kryetarit te bashkise se Tiranes dhe qytetareve u percaktuan dhe zonat apo objektet ne te cilat nevojiteshin nderhyrje. Edhe sivjet parashikohet qe nje pjese e madhe e zonave informale dhe ato qe e kane te nevojshme pershtatjen e kryeqytetit me parametrat e nje qyteti evropian t'u nenshtrohen nje sere ndryshimesh. Zonat me te prekura nga ndryshimet jane periferite dhe kryesisht zona e Kamzes dhe Bregu i Lumit, apo shtrirja qe do te kete ndertimi i Unazes se Madhe. Projekti i bashkise parashikon qe ne kete pjese te Tiranes te behet nje nderhyrje e thelle, ku te prishen te gjitha ndertimet pa leje, ato qe pengojne per zbatimin e projektit. Njekohesisht dhe qendra e qytetit do te preket nga disa ndryshime, pasi ne kete pjese nuk do te kete qarkullim te automjeteve. Prioritet do te kene kembesoret dhe te gjithe ata qe kerkojne te levizin me bicikleta.