Autori i Lajmit: Redaksia




Qeveria shqiptare nuk e pranon kompromisin që ofroi kreu socialist Rama për tu tërhequr nga kërkesa për hapje të kutive me fletët e votimit dhe hetim vetëm të materialeve zgjedhore. “Ky propozim shkel drejtpërdrejt nenin 178 të Kodit Zgjedhor”, - deklaroi Oert Bylykbashi, shef i kabinetit pranë Këshillit të Ministrave, në një prononcim që i dha Tv Klan. Bylykbashi theksoi se trajtimi i materialeve zgjedhore mund të bëhet vetëm sipas nenit 178 të Kodit Zgjedhor dhe shtoi se “ky nen nuk lë asnjë hapësirë për trajtim të diferencuar mes materialeve zgjedhore”. “Në këto kushte, - deklaroi z.Bylykbashi, - zgjidhja e vetme është që kërkesa të shkojë për shqyrtim në Gjykatën e Kushtetuese, e cila më vonë, të marrë një opinion në Komisionin e Venecias”, duke shtuar gjithsesi se kjo procedurë do të mund të ndiqej dhe do të ishte e vlefshme vetëm nëse opozita do të ndalte grevën e urisë, për të cilën Rama akuzoi sot Berishën se po abuzon duke hedhur hije dyshimi ndaj saj.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010