Projekti me i madh shkencor i ndërtuar nga Këshilli Evropian për Hulumtime Bërthamore (CERN), do të provojë sërish eksperimentin me përplasjen e madhe të grimcave, për të vërtetuar krijimin e universit.



Në një komunikatë të lëshuar nga Këshilli Evropian për Hulumtime Bërthamore, thuhet se shkencëtarët më 30 mars sërish do të bëjnë orvatje për përplasjen e grimcave në “përplasjen e madhe hadronike në kushte identike të atyre të shpërthimit të në gjithësi, që njihet si 'big bang'”.



Përplasësi, që gjendet në tunel rrethor i gjatë 27 kilometra nën kufirin francezo-zviceran rifilloi me punë nëntorin e kaluar, pasi ishte shkyçur për shkak të ngrohjes së tepërt.



“Momentalisht përplasësi punon në 3.5 tera electron-voltë (TeV), deri tani energjia më e madhe e arritur, që gjatë ditëve të ardhshme do të përshpejtohet”, thuhet në kumtesën e CERN-it.



Përmes stimulimit të shpërthimit të madh, shkencëtarët theksojnë se në masë të madhe do t’i lehtësojë hulumtimet lidhur me gjithësinë.



“Big Bang”, është modeli kozmik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet. Sipas kozmologëve, termi “big bang” përgjithësisht lidhet me idenë se universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën. Matjet më sakta të disponueshme në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më parë dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot.