Për tri ditë rresht, në zona të ndryshme të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. “CEZ Shpërndarje” ka lajmëruar se në kuadër të përmirësimit të rrjetit do të kryhen disa remonte në një pjesë të nënstacioneve të vendit, duke filluar nga qarku i Shkodrës, në Lezhë, në Vlorë e me radhë. Për pasojë, disa zona do të kenë kufizime të energjisë elektrike në data të caktuara mes 24-27 maj, në orarin 09:00-15:00. Kështu, remonte do të kryhen në Nënstacionin e Fushë-Kuqes në Lezhë, në linjën 35 kilovolt në Shkodër, në Nënstacionin e Lezhës, në linjën e Ujit të Ftohtë-Orikum në Vlorë, në Nënstacionin Vlora 1. Kjo është një nga hartat e fundit të remonteve të CEZ Shpërndarjes, ndërkohë që prej kohësh kompania, së bahsku me OST-në, po kryejnë ndërhyrje në rrjetin e gjithë vendit.


Zonat pa drita


Zona në Lezhë (komunat: Fushë-Kuqe, Patok, Gurrës, Gore) Bashkia Lezhë dhe komunat Zejmen, Kallmet, Balldren, Dajç, Blinisht

Zona në Shkodër (komuna Velipojë dhe në hidrovorin e Vilurit)

Zona në Vlorë (bashkia Orikum dhe rrethinat si dhe

zona e Radhimës, bashkia Vlorë)