CIA kishte paralajmëruar presidentin Barack Obama që në gushtin 2016 se sulmet kibernetike ndaj partisë demokrate ishin urdhëruar nga Vladimir Putin me qëllim për të dëmtuar Hillary Clinton dhe ndihmuar Donald Trump, sipas Washington Post.


Dyshimet rëndojnë tashmë kundër Rusisë që në korrikun e 2016, kur mesazhe të vjedhura të partisë demokrate u publikuan WikiLeaks në prag të konventës së demokratëve.


Por Washington Post tregon tashmë me detaje paralajmërimin e lëshuar nga shërbimi sekret amerikan ndaj Shtëpisë së Bardhë, disa muaj para se Washingtoni të akuzonte publikisht më 7 tetor 2016, se nivelet më të larta të qeverisë ruse kanë orkestruar sulmet kibernetike.


Në janarin e 2017 SHBA akuzoi më konkretisht presidentin ruse se po përpiqet të destabilizojë sistemin zgjedhor amerikan, për të minuar mundësitë e Hillary Clinton dhe për të ndihmuar stafin zgjedhor të republikanit Donald Trump.