Analisti kosovar Berat Buzhala komentoi për Open mosdekretimin e Genc Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një analize, ku zbardhi edhe shumë prapaskena të kulisave politike në Kosovë e Shqipëri.


Kosova është dakord me mos dekretimin e Genc Cakajt si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, përveç Baton Haxhiut  i cili e promovoi në studion e tij dhe për pak kapi një post shumë të lakmueshëm për dikë që do të bëjë karrierë politike, tha Buzhala.


Ai shtoi më tej se ka një skenar për copëtimin e Kosovës dhe palët politike në Shqipëri dhe Kosovë janë duke u rreshtuar, disa krah Berlinit që refuzon ndarjen dhe disa krah SHBA-ve.


Që kur Rama u afrua me Thaçin, lëvizja Vetëvendosja u ftoh me Ramën dhe filloi takimet me Metën. Duket se ata kanë patur një influencë në vendimin e tij. Rama tha se gjithkush që dyshon tek patriotizmi i Thaçit, është gomar dhe kuptohet ku e kishte fjalën, u shpreh Buzhala.


Ai madje zbuloi se shkarkimi i Ditmir Bushatit nga kryeministri Edi Rama është bërë për shkak se kreu i diplomacisë shqiptare kishte marrëdhënie të këqija me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.


Beteja në Shqipëri mes Ilir Metës dhe Edi Ramës është për copëtimin ose jo të Kosovës. Në Kosovë u prit me entuziazëm mosdekretimi i Gent Cakës nga Presidenti Ilir Meta. Është një betejë politike e fituar nga Meta deri tani. Ditmir Bushati ka pasur raport negative me Hashim Thaçin, kjo vërehet edhe në postimin e tij pas shkarkimit më 31 dhjetor, deklaroi Buzhala.


10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)