Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ka trazuar ujërat në politikën shqiptare duke futur në luftë Kryeministrin Edi Rama me Presidentin ilir Meta, por edhe repartet respektive.


Në krahun e Ramës janë rreshtuar deri më tani publikisht analisti kosovar Baton Haxhiu dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa vendimi i Metës është mbështetur unanimisht nga opozita e disa analistë në media, ndërsa ka reaguar edhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.


Ai ka nxjerrë zbuluar me një video kryeministrin Edi Rama, i cili në një takim me ambasadorët ditën e djeshme tha se Gent Cakaj nuk është shprehur asnjëherë pro ndryshimin e kufijve të Kosovës.






Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor


Gepostet von Tedi Blushi am Freitag, 11. Januar 2019



Blushi gjithashtu e quan Gent Cakajn kandidati i Baton Haxhiut, ndoshta sepse deklarata e të përzgjedhurit për Kryediplomat është bërë në studion e emisionit të këtij analisti, por edhe për faktin se 28-vjeçari është promovuar në politikë prej tij.


Në videon që ka postuar zëdhënësi i Kreut të Shtetit, shihet se si zv.ministri i Jashtëm shpjegon ndryshimin e kufijve dhe këtu e ka fjalën jo vetëm për çështjen Kosovë-Serbi, por në të gjithë Ballkanin.


Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor, thekson Blushi.


Ndërkohë një ditë më parë, analisti Baton Haxhiu i dërgoi një letër Presidentit Meta ku e cilësonte turp historik mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)