350 pasaporta diplomatike do tu hiqen zyrtarëve, pasi janë marrë në mënyrë abuzive. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj gjatë një konference për mediat.


Sipas Cakajt, këto pasaporta diplomatike janë marrë në shkelje të plotë me ligjin, pasi edhe një shofer e zotëronte një të tillë.


Mes personave që do tu hiqen pasaportat diplomatike, janë ish-deputetë, gjyqtarë që u ka mbaruar mandati ose që nuk kanë kaluar procesin e Vettingut, dhe shoqëruesve të zyrtarëve që e kanë mbajtur pasaportën diplomatike në shkelje me ligjin.


“Sot në Shqipëria ka më tepër te 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike, që nga gjykatës që nuk e kanë kaluar procesin e Vettingut. I ftoj të dorëzojnë pasaportat e tyre diplomatike sepse do t’i bllokohen menjëherë. Përmirësimi i kuadrit ligjor për lëshimin e pasaportave


Kërkojmë aborgimin e VKM-së që i jep pasaportë diplomatike individëve deri tek shoferët.


Plani është gati dhe është në përputhje me standardet europiane. Ashtu si pesha e pasaportës diplomatike të vendit do restaurohet edhe pesha e pasaportës republikës së Shqipërisë do fuqizohet, deklaroi Cakaj.