canaLorik Cana duket se ka fituar besimin e trajnerit Edi Reja dhe me shumë mundësi në ndeshjen e ardhshme ndaj Napolit do të jetë titullar. Një ndeshje më parë kapiteni i përfaqësueses shqiptare luajti si mesfushor, ndërsa tani është rikthyer në rolin e tij të preferuar si mbrojtës. Edhe pse detyra nuk do të jetë e lehtë sepse Cana duhet të markojë një prej sulmuesëve më të mirë në botë, ai do të bëjë gjithçka për të kënaqur tifozët dhe për të arritur objektivin e Lacios.


Basha- Migjen Basha do ta nisë nga stoli ndeshjen ndaj Xhenoas. Dy ekipet që kanë bërë një sezon mjaft të shkëlqyer vijnë për të luajtur me njëri-tjetrin dhe do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Trajneri Ventura ka preferuar që mesfushorin Basha ta lërë në stol.


The post Cana pritet titullar appeared first on Sporti Shqiptar Online.