Carlo Ancelotti është në kërkim të një ndihmësi pas emërimit të Zinedine Zidane në krye të Real Madrid Castilla. Sipas medieve spanjolle kandidat për këtë postë është ish reprezentuesi italian, Fabio Cannavaro.
Vendimi i Zinedine Zidanes për ta marrë drejtimin e Real Madrid Castillas e ka zënë në befasi Carlo Ancelottin. Strategu italian është në kërkim të një ndihmësi pas emërimitlegjendes franceze në krye të ekipit të dytë të gjigantit madrilen. Sipas të përditshmes sportive madrilene Marca, kandidat për këtë postë është ish reprezentuesi italian, Fabio Cannavaro.
Ish mbrojtësi i Juventusit, Interit, Parmas ka luajtur te Real Madridi nga sezoni 2006 deri më 2009. Thuhet se Cannavaro ka raporte të mira me Ancelottin, derisa ky i fundit është i gatshëm t’ia besoj postin e ndihmës trajnerit.
(ed.me/BalkanWeb)