Los Angeles, 2 shtator - Catherine Zeta-Jones ka deklaruar se është zemëruar me mjekët, të cilët dështuan në zbulimin më herët të kancerit të bashkëshortit të saj Michael Douglas.
“Jam e irrituar pasi sëmundja mund të ishte zbuluar shumë më shpejt”, është shprehur Jones.


Michael bëri të ditur muajin e shkuar se ai ka një kancer në fyt dhe është në javën e parë të një cikli trajtimesh tetëjavore, transmeton TCH.


Aktori 65-vjeçar është duke u kuruar me rrezatime të forta dhe kimioterapi dhe doktorët janë optimistë se do të shërohet plotësisht.


Megjithatë Catherine mendon se sëmundja mund të ishte zbuluar më shpejt pasi Michael ka pasur shqetësime nga veshët dhe fyti.