Adelina Berisha sot ka udhëtuar për Shqipëri. Këngëtarja gjendet në Tiranë për të xhiruar klipin e këngës së re.
Berisha, që deri më tani ka sjellur disa këngë ritmike, këtë herë vjen me një këngë të bukur dashurie, muzikën e së cilës e ka bërë Florent Boshnjaku, ndërkaq tekstin Getinjo.
Skenat e klipit të kësaj balade po xhirohen në Tiranë nga produksioni kosovarë ‘’Imagine’’. Për lukun e këngëtares është përkujdesur dizenjatorja e njohur Lia Stublla.
Me gjasë Adelina Berisha do të vije shumë më ndryshe. /Indeksonline/