Presidenti i Cekise Vaclav Klaus ka emeruar sot Jan Fischer kryeminister te ri te vendit.

Fischer, i cili eshte drejtor i Zyres se Statistikave, do ta drejtoje qeverine teknike deri ne zgjedhjet e parakohshme te planifikuara per ne tetor.

Fischer e zevendeson Mirek Topolanek, qeveria e te cilit ra nga fundi i marsit kur humbi votebesimin per shkak te krizes ekonomike.

Qeveria e perkohshme e Fischer do te kete mbeshtetjen e Demokrateve Civile te Topolanek dhe rivaleve te tij, Social Demokrateve.

Republika e Cekise eshte kryesuese e radhes e Bashkimit Evropian deri ne fund te qershorit.