Të gjithë e njohin si Cekja i Beratit. Nuk ka telekomedi apo ambient artistik ne keto 20-vitet e fundit, ku flitet per humor dhe ai te mos jete i pranishem.
Ne familje eshte shume babaxhan. Pjesen me te madhe te kohes e kalon prane gruas, vajzave dhe djalit. Edhe pse ka shume miqe e shok, ngrohtesia e shtepise per te eshte e pazevendesueshme. Humorin e ka patur pasion qe ne femijeri. Fillimisht eshte aktivizuar ne Shtepine e Pionierit, e me pas ne Shtepine Oficerave. Kaq mjaftoi….fama i kaloi kufinjte e Beratit. Vitet e punes sigurisht qe do te shperbleheshin. Ai rremben shume shpejt Urdhrin Naim Frasheri te Klasit te Pare. Me pas shpallet qytetar nderi i Beratit, qytetar nderi i Poliçanit dhe Nder i Komunes Potem Skrapar. 53-vjeçari, i bere gjysh qe heret nga dy vajzat, vazhdon ende merr pjese ne shume aktivitete brenda dhe jashte vendit. Kohen me te madhe e gjen duke lexuar pjeset nga komedite qe do te vere ne skene se shpejti… Jeti gati te qeshni me Cekën? / Top Channel