Otava, 2 shtator - Celine Dion dhe dy binjakët e saj, të cilët duhet të lindin në nëntor, janë me shëndet të mirë, ka konfirmuar zëdhënësi i këngëtares 42-vjeçare kanadeze.


Ai ka reaguar në shkrimet e medieve franceze, të cilat kanë shkruar se Celine ka probleme me shtatzëninë dhe për këtë është dërguar në spital për intervenim urgjent.


Sipas këshillave të mjekëve, Celina ka anuluar të gjtha obligimet dhe duhet të pushojë në shtëpi gjatë dy muajve të ardhshëm, deri në lindje.


“E kanë shqetësuar disa gënjeshtra në media, të cilat i demanton plotësisht. Djali i saj Rene Charles ka filluar shkollën javën e kaluar, Celine ka shtuar 15 kilogramë dhe ndjehet mirë. Rene dhe ajo janë shumë të ngazëllyer për lindjen e fëmijëve”, ka thënë për revistën “People” zëdhënësi i Dion.