Basha-MediuCeremonia e Trump dhe ngutja e politikanëve nga Tirana për të marrë pjesë në të u bë tema e ditës në mediat tona.


Arsyeja ishte e thjeshtë: Politikanët tanë nuk ishin ftuar, sepse protokolli amrikan e saktëson se ftesë kanë vetëm ambasadorët e emëruar në SHBA.


Pjesa tjetër, shkuan me bileta të blera ose të dhuruara nga lobet që poashtu paguhen nga partitë në Shqipëri.


I tillë ishte edhe rasti i Bashës e Mediut, të cilët shkuan dhe thanë se ishin ftuar nga një senator. Lexo.al insistoi duke publikuar dokumenta të DASH, dhe duke kërkuar foto të ftesës që ata ngulnin këmbë që kanë marrë ng SHBA.


Pasi u përgjigj për vete dhe për Bashën duke thënë se ishin ftuar nga një senator, ne i kërkuam sërish mediut ftesën që ta publikonim.


Dhe Mediu e bëri dje. Publikoi disa foto duke thënë ja ku e keni dhe ftesën.


Por, kjo në fakt ishte edhe gafa e Mediut, i cili konfirmoi në fakt se nuk kishte asnjë ftesë, por kishte një biletë, të cilën siç thamë ose e ka blerë ose e ka marrë nga lobet në SHBA që natyrisht paguhen nga partitë në Tiranë.


Mediu, që foli në emër të tij dhe të Bashës, ka harruar se në biletë shkruhet që është BILETË (ticket) dhe jo ftesë, siç shihet edhe në foton e mëposhtme qarkuar me të kuqe. Njëlloj si dhe bileta e deputetit Eduart Ndocaj, të cilën mediat e bënë publike që ishte biletë (ticket, siç shkruhet në qarkimin e bërë më poshtë)


Tani Mediu e Basha duhet të thonë si e morën biletën? E blenë, apo jua dha Podesta që Basha paguante kur ishte në qeveri me miliona dollarë? Ne po presim përgjigje, siç kemi bërë këto ditë ku Mediu na është përgjigjur në Facebook.


a1