Edhe pse barazuar, Kukësi ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League. Ka mjaftuar një barazim 1-1 në Maltë i skuadrës së Cungut kundër Valletta-s, por që i shërbeu për të kaluar më tej, pasi përballja e parë e luajtur në “Loro Boriçi” përfundoi me shifrat 0-0.


Në Maltë nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për kuksianët, që vuajtën shumë dhe panë veten në disavantazh, në minutën e 68.


Gjithsesi, gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes, ishte gjeorgjiani Dzaria që shënoi pas një pasimi të marrë nga Rrumbullaku dhe çoi Kukësin në fazën tjetër.


Kualifikimi i skuadrës verilindore mund të cilësohet një sukses për ta, pasi kaluan një javë vërtetë të ngarkuar, me barazimin në ndeshjen e parë, që u pasua me rokadën në pankinë, ku u largua austriaku Pacult, për tu zëvendësuar nga shkodrani Armando Cungu.


17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)