Pas pesë fitoreve radhazi, Chelsea i Maurizio Sarrit ndalet në barazim pa gola në transfertë me West Hamin. Pavarësisht se nuk u shënua asnjë gol, në Stadiumin Olimpik të Londrës u zhvillua një sfidë emocionuese, me raste në të dyja portat, por Fabianski për vendasit dhe Arrizabalaga për miqtë, të ndihmuar edhe nga fati, nuk lejuan prekjen e rrjetave respektive.


Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 77-të, kur ukrainasi Andriy Yarmolenko, fare pranë portës dhe i pashqetësuar nga mbrojtja, gabon shënjestrën me kokë, teksa më e thjeshtë ishte ta godiste topin në portë.


Ndërsa në kohën shtesë, Barkley pati mundësinë e fundit të Chelsea-t për të marrë tri pikët e radhës, por u ndal nga Fabianski.


Pas këtij, barazimi Chelsea detyrohet tia lërë vendin e dytë Manchester City-t, që ka grumbulluar po 16 pikë, por me golaverazh më të të mirë.


23 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)