Skenaristi Aaron Sorkin ka paralajmëruar planet e filmit biografik për Steve Jobs. Rolin e ikonës së Apple do ta luajë aktori i famshëm, Christian Bale.

"Na duhej aktori më i mirë i kohës dhe me një moshë të caktuar, ky ishte Chris Bale" ka thënë Sorkin në një intervistë televizive. "Nuk kishte nevojë për prova, përveq një takimi me aktorin", ka vazhduar Sorkin.

Nuk dihet shumë për filmin, por ai është i bazuar në biografin e Jobs, shkruar nga Walter Isaacsson. Gjithashtu skenaristi i filmit ka bërë të ditur se xhirimet e filmit do të fillojnë brenda këtij viti.

Në vitin e kaluar, një tjetër film biografik për Steve Jobs kishte mbyllur Festivalin e Filmit Sundance, në të cilin rolin e Jobs e kishte luajtur aktori Ashton Kutcher. Ky film mori kritika jo të mira dhe nuk pati jehonë.