Christian Bale do ta luajë rolin e themeluesit të kompanisë gjigante teknologjike, Apple, Steve Jobs, në filmin e ri biografik që fillon xhirimet pranverën e ardhshme.

Aktori i filmit Batman do ta zëvendësojë Leonardo DiCaprio-n në këtë rol, i cili së fundmi ka njoftuar që do të bëjë pushim nga aktrimi. Regjinë e filmit do ta bëjë Danny Boyle, regjisori i filmit "Slumdog Millionaire".

Sipas Variety, skenari i filmit do të shkruhet nga Aaron Sorkin, ndërsa mbështetetnë librin e Walter Isaccson "Steve Jobs: the Exclusive Biography".

Së fundmi, rolin e Steve Jobs, i cili vdiq më 2011, e luajti aktori Ashton Kutcher në filmin "Jobs". Bale, ndërkaq, së shpejti do të paraqitet me filmin "Exodus: Gods and Kings", ku luan rolin e Mojsiut. Filmi lansohet më 26 dhjetor.