Dy britanikët e akuzuar për pedofili dhe të ekstraduar tre ditë më parë për t‘u gjykuar në Shqipëri, kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre duke pretenduar se nuk kanë kryer asnjë krim ndaj fëmijëve të qendrës "Fëmijët e tij". Ata janë paraqitur dje në gjykatën e shkallës së parë për komunikimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës, me vendimin nr. 153, datë 13.02.2007, kishte caktuar ndaj Dino Christodoulou dhe Robin Arnold masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë. Pas ekstradimit te tyre gjykata u ka komunikuar këtë masë. Të dy britanikët janë sjellë në gjykatë nga policia dhe janë paraqitur në seancë gjyqësore me një përkthyes zyrtar si dhe të mbrojtur nga një avokat i caktuar kryesisht nga gjykata.