Kryeqyteti rumun ka nderruar vendin me Sofjen, pasi tani eshte qyteti me i ndotur ne Bashkimin Evropian, kryesisht nga automjetet. Bukureshti eshte me i ndotur se Sofja, Athina dhe Roma. Kjo renditje u be sipas te dhenave te mbledhura gjate vitit 2005, njoftoi dje, drejtori i Pergjithshem i Agjencise per Mbrojtjen e Mjedisit, dega Bukuresht, Adrian Catrina. Per me teper, Bukureshti eshte qyteti i pare rumun i pajisur me rrjet kontrolli per cilesine e ajrit. Ai perbehet prej tete stacionesh kontrolli, tre prej te cilave monitorojne ndotjet industriale, dy stacione monitorojne ndotjet nga automjetet dhe tre te tjere monitorojne ndotjet nga tymrat e leshuara nga ndermarrjet ekonomike.