MARYLAND- Qindra lloje krimbash të fshehur në mes të duhanit të cigares të cilët kalojnë në gojë dhe në mushkëri sa herë që thithet cigarja. Ky mund të jetë dhe shkaku i sëmundjeve të shumta të frymëmarrjes sipas një studimi të botuar në Environmental Health Perspectives. Një grup studiuesish të universitetit Maryland School of Public Health ka verifikuar sesi cdo cigare përmban qindra specie të ndryshme të bakterieve, disa prej të cilave përgjegjëse për sëmundjet e gojës dhe infeksioneve në aparatin e frymëmarrjes. “Për momentin kemi identifikuar vetëm ekzistencën e bakterieve presente në cigare dhe tani kemi nevojë të verifikojmë me saktësi cilat janë impaktet e tyre në shëndetin publik, deklaroi përgjegjës i studimit Amy Sapkota.Sipas autores bakteriet nuk mund të dëmtohen nga temperatura e rritur gjatë konsumimit të cigares, kështu që ata mund të ruajnë të gjithë patogjenitetin e tyre.Autorja e studimit thotë se është e vështirë të përcaktosh saktë se nga vijnë këto bakterie. Cigarja mund të kontaminohet nga bakteriet gjatë gjithë procesit të kultivimit të cigares deri në përpunimin industrial. Ajo cka është e sigurtë është se cdo paketë cigare përmban mijëra lloje bakteriesh gati të sulmojnë trupin e njeriut, duke u bashkuar me dëmet që shkakton tymi i cigares.(s.g/Balkanweb)