Herët, a vonë, kjo pyetje na lind të gjithëve. Shkencëtarët amerikanë dhe ata britanikë kanë krijuar një algoritëm të ri për analizimin e AND-së, që njihet si Struktura e Gjeografisë së Popullsisë, ose GPS. Ata thonë se GPS mund të lokalizojë fshatin, apo fisin ku gjenet që krijuan AND-në e njerëzve u bashkuan, apo u lidhën për herë të fundit.
Kjo mund të ketë ndodhur rreth një mijë vjet më parë, gjatë migrimit, ose pushtimeve, kur njerëzit nga popullata të tjera të ndara filluan të bashkohen me njëri tjetrin. Për të provuar saktësinë e algoritmit të tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat gjenetike të 200 banorëve nga 10 fshatra të Sicilisë. GPS-i i vendosi çerekun e tyre në vendin ku ata ndodhen sot, dhe të tjerët, brenda 50 kilometrave të fshatit të tyre. Rezultate të ngjashme u morën edhe nga 10 ishuj të Oqeanisë dhe kjo metodë doli kryesisht me saktësi në 98% të rasteve.
Përveç ndihmës për të njohur paraardhësit e tyre, shkencëtarët thonë se metoda e re ndihmon edhe për shëndetin e njerëzve, kur ata e dine profilin e tyre gjenetik. Kështu ata mund të kenë kujdes nga sëmundjet që del se i kanë të trashëguara.
(e.m/voa/BalkanWeb)