Një agjenci lajmesh në shqip në Maqedoni, INA (Iliria News) ka publikuar një shkrim me titull: Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDB (Shërbimi sekret serb), ku ndër të tjerë ka dhe plot emra nga Shqipëria, figura të njohura të politikës, kulturës, arsimit në vend. Gazeta po e boton të plotë këtë tekst:








Po kësisoj trajtimi kishin edhe disa dhjetëra të tjerë intelektual maqedonas, të cilët i di me emër dhe mbiemër, e lista e të cilëve është mjaft e gjatë. E të mos flasim për ndjekjet e shqiptarëve veçmas në relacionet për zbulim dhe kundërzbulim ndaj Shqipërisë, të cilët në këto lista përfshiheshin me qindra personalitete dhe linja vazhdonte deri në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe mjaft profesorë dhe intelektualë të tjerë (sidomos ata të cilët venin e vinin në Universitetin e Prishtinës për të mbajtur ligjërata, por edhe të tjerë si gjuhëtarë e historian, si albanolog dhe shkencëtarë, emrat e të cilëve i mbaj në listë, por sa për hir të vërtetës dhe lexuesit si shembull do të përmendi vetëm ca nga këta: Aleks Budën si shembull, dosja e të cilit u plotësua dhe u bë mjaft voluminoze (identike me atë të cilën në sirtarët e saj ia mbante sigurimi i shtetit në Tiranë me urdhër të kahershëm të Enverit, të nënshkruar nga Ramiz Alia, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Aparati dhe kryeshefat e UDB-së federative të Beogradit, sepse edhe Prishtina e Beogradi (UDB) mbanin njëkohësisht hapur dosje të veçanta për Selman Rizën si tepër të “rrezikshëm” për Jugosllavinë, ngase ai tërë një jetë dhe me tërë shpirt ka dashur që Kosova të mos mbetej nën regjimin jugosllav, por të jetë me të gjitha trojet tjera shqiptare e bashkuar me Shqipërinë. Për çka kundër kësaj ishte edhe vetë Enveri. Por, UDB jugosllave sistematikisht dhe përmes rrjetit të saj të dendur agjenturor dhe të spiunazhit në disa vende ballkanike, e sidomos në Shqipëri, dosjet e veçanta të cilat nuk di për çfarë arsyeje paralelisht me Sigurimin në Tiranë i mbanin dhe i plotësonin për shumë intelektual jo vetëm për Selman Rizën, Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Pajazit Nushin, Rexhep Ismajlin, Teki Dervishin etj., nga Kosova dhe Shkupi, por edhe nga radhët e emigracionit shqiptar siç ishin Arshi Pipa, Namik Resuli, Athanas Gegaj, Fuad Myftiu etj. Por UDB mbante në vëzhgim dhe grumbullonte materiale operative dhe referate të sistemuara mirë për analiza dhe plane të veta interne edhe për shumë të tjerë (si për të birin e Selman Rizës, Eminin). Madje edhe për disa intelektualë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë si: dr. Bexhet Reson, Rexhep Qosen, Hasan Kaleshin, Reiz Ali Hoxhën, Beqir Sinën, Martin Camajn, Adriatik Kallullin, Abaz Dojaken, Andromaqi Gjergjin, Piro Thomo, Petro Markon, Abdi Baletën, Sabri Godon, Rexhep Mejdanin, Ramadan Sokolin, Emil Lafen, Ismail Kadarene, Ali Muka, Dilaver Kurti, Fahri Balliun, Dritëro Agolli, Zamir Mati,Gjergj Titani, Kurt Kola, Fatmit Gjata, Fatos Kongoli, Dhimiter Xhuvani, Llazar Siliqi, Dalan Shapllo, Myslim Shyri, Hysen Kordha, Zija Xholi, Xhevat Lloshi, Jakov Xoxa, Jup Kastrati, Zija Çela, Hasan Luci, Thimo Bare, Rahman Parllakun, Petrit Dumen, Beqir Balluku, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Haxhi Lleshin, Stafe e Aqif Lleshin, Hekuran Hisain, Spartak Ngjelën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Shaban Braha, Mark Dodoni, Uran Butka, Gazmend Shpuza, Arben Puto, Luan Rama, Shefki Hyseni, Jakup Mato, Zihni Sako, Shaban Muratin, Kasëm Trebeshinën, Hysen Peja, Qazim Radoniqi, Xhemal Prizreni, Fehim Ibrahimi, përsëri Emil Lafe që nga viti l972 kur bën fjalë mbi Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Fatmir Gjata, Andon Kuqali, Sokrat Plakajn, Alfred Uci, Ylli Popa, Alfred Mojsiu, Ramazan Bogdani, Anastas Kondo, Spiro Dede, përsëri Sabri Godo, Ali Ymeri, Abdi Baleta, Peçi Dado, Spiro Comora, Tomor Osmani, Irakli Koçollari, Elmaz Leci, Luan Qafzezi, Ndue Ukcamaj, Asim Aliko, Xhezair Abazi, Vasil Tabaku, Luan Qafzezi, Lirim Deda, Ferid Hudhri, Adem Istrefi, Nexhat Ibrahimi dhe shumë të tjerë, për të cilët do të bëjmë fjalë më gjerësisht një radhë tjetër. Por listat e gjata të këtij formati me emra personash dhe personalitetesh nga fusha te ndryshme, studiues, analistë, diplomatë, shkencëtarë, gjuhëtarë, historianë, albanologë e profesorë dhe njerëz të thjeshtë, nxënës e studentë, hoxhallarë e arsimtarë etj, qofshin nga Kosova ose troje të tjera shqiptare nën Jugosllavi, e të cilët i vëzhgonte, përcillte dhe survejonte UDB dhe KOS, ua kishte sajuar dosjet personale, duke i gjurmuar në mënyrë permanente dhe sistematike me mjete dhe metoda konspirative, sikur të ishin spiunë të cilët vepronin kundër sistemit titist dhe Jugosllavisë dhe kështu në radhë. Të jap këtu vetëm ca emra si shembull: dr. Idriz Ajetin, Anton Çetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Muhedin Hadrin, Gjon Sereçin, Adem Demaçin, Surija Popovci, Ramiz Kelmendi, Daut Demakun, Ibrahim Kadriun, Luan Starovën, Xhelaludin Gjurën, Ali Sutaj, Mahmud Hysën, Mehmedali Hoxhën, Xhevat Gegën, Remzi Nesimin, Adnan Agajn, Xhevat Selimin, Sali Ramadanin, Abdyl Bunjakun, Rrustem Berishën, Beqir Berishën, Anton Berishën,Sali Bajrën, Kadri Osmanin, Skender Kastratin, Ahmet Peren, Sali Lisin, Hashim Toplicën, Bajram Dobërdollin, Shemo Merkon, Qail Cegrani, Azir Tenovën, Emin Polisin, Bajram Golën, Irfan Bilalin, Shemsedin Musa, Dr.Fehim Reçanin, Dr.Jusuf Rexhepin, Zuhdi Bilallin dhe qindra të tjerë...





Por lista më e gjatë me emra dhe mbiemra, me kode të veçanta e dosje të hapura dhe të cilat i përpunonte dhe vëzhgonte për dekada me radhë ishte ajo nga radhët e emigracionit shqiptar në Perëndim, në Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Austri, Itali dhe disa vende të Skandinavisë dhe në SHBA andej Oqeanit, emrat e të cilëve nuk ka nevojë këtu t’i shënojmë, për shkak se ata do të përmenden gjatë shtjellimeve dhe atje ku bëj fjalë mbi mërgatën shqiptare dhe veç e veç për organizatat e këtij emigracioni, ndaj të cilëve UDB-ja zhvillonte një luftë rigoroze të fshehtë dhe të pamëshirshme, duke përdorur metoda dhe kurthe perfide e në kontinuitet dhe vazhdimësi duke përdorur metodën e përçarjes dhe të grindjeve mes shqiptarëve gjetiu të njohurën “Divide et Impera”.





Këto metoda dhe kurthe tinëzare ndaj shqiptarëve janë bërë në kohën e Rankoviçit, Mitja Krajgerit, Svetisllav Stefanoviçit-Ceca, Pavle Pekiçit, Spasoje Gjakoviçit e Mehmet Maliqit – Cukulut të Prizrenit (babai i analistit të sotëm Shkëlzen Maliqi), i cili ishte një ndër organizatorët për likuidimin e Gjon Sereçit, Ibrahim Lutfiut, Skënder Kosovës dhe Hasan Remnikut me shokë në pritat e tmerrit.





Ky terror zgjati me vite edhe me ardhjen në krye të UDB-së dhe KOS-it të Petar Graçaninit, Stane Dolancit, Selim Broshës, Muharrem Danës dhe disa të tjerë nga Shkupi e Beogradi siç ishin: Zdravko Mustaçin, Borçe Samonikovin, Jezdimir Bogdanski, Nikolla Ilievski, Gjorgji Varoshlija, Dushko Zgonjanin, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Srgjan Andreeviç dhe shumë Spasiqa të tjerë, të cilët kishin krijuar rrjet të gjerë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë. Për të gjitha këto ka detaje të spikatura që zbardhin të vërtetën dhe një histori të sigurimit, duke nxitur kërshërin e lexuesit.