Është Rinus Mishels, trajneri më i mirë i historisë. Ai konsiderohet edhe si babai i futbollit modern, me drejtimin e skuadrave si Ajax e Barcelona, apo edhe me fitimin e kampionatit Evropian në 1988-ën, duke qenë trajner i Holandës.


Kjo renditje është publikuar nga prestigjozja franceze France Football. Në podin e fituesve janë edhe legjenda e Mancester United, Sir Alex Ferguson, por edhe italiani Arrigo Saki.


Revista publikoi renditjen e 50 trajnerëve më të mirë, duke dhënë për secilin edhe detaje të rëndësishme të karrierës së tyre. Nëse për Sakin vlerësohet merita e ndryshimit të konceptit të futbollit Italian, vendi i katërt dhe i pestë, ku ndodhen Johan Cruiff dhe Pep Guardiola, cilësohen si nxënësit e të madhit Mishels, të cilët jo vetëm si futbollistë, por edhe si trajnerë, kanë dhënë shumë për futbollin modern.


Pas Cruiff e Guardiolës, renditet i ashtuquajturi koloneli, Valery Lobanovski ish trajner i Bashkimit Sovjetik, ndërsa i shtati është magjistari Helenio Herrera, që me Interin arriti të sigurojë dy trofe të Kupës së Kampionëve në vitet 60.


Më pas i vjen radha Carlo Ancelotit, që mbetet një pikë referimi me sukseset në arenën evropiane. Dy trajnerët që plotësojnë 10-shen e parë, janë austriaku Ernst Happel dhe anglezi Bill Shankley. Vetëm në vendin e 12 pozicionohet Giovanni Trapatoni, që bashkë me gjermanin Udo Latek janë të vetmit që kanë fituar çdo trofe të UEFA-s dhe titujt kampion kombëtar në Itali Gjermani, Portugali dhe Austri.


Në vendin e 13 është special one, Jose Mourinjo, kurse në të 16-in vjen Marcelo Lippi, midis të paktëve që si trajner ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës. Në vendin e 21-të është renditur Fabio Kapello, ndërsa i fundit nga italianët në këtë klasifikim, është Antonio Konte, që ndodhet në vendin e 49.


Ja renditja e 50 trajnerëve më të mirë:

1. Rinus Michels

2. Sir Alex Ferguson

3. Arrigo Sacchi

4. Johan Cruyff

5. Pep Guardiola

6. Valeri Lobanovski

7. Helenio Herrera

8. Carlo Ancelotti

9. Ernst Happel

10. Bill Shankly

11. Matt Busby

12. Giovanni Trapattoni

13. José Mourinho

14. Miguel Muñoz

15. Brian Clough

16. Marcello Lippi

17. Nereo Rocco

18. Louis van Gaal

19. Ottmar Hitzfeld

20. Béla Guttmann

21. Fabio Capello

22. Zinedine Zidane

23. Viktor Maslov

24. Herbert Chapman

25. Jupp Heynckes

26. Bob Paisley

27. Jurgen Klopp

28. Albert Batteux

29. Guus Hiddink

30. Udo Lattek

31. Diego Simeone

32. Arsene Wenger

33. Vicente del Bosque

34. Jock Stein

35. Tele Santana

36. Vic Buckingham

37. Rafael Benitez

38. Hennes Weisweller

39. Bobby Robson

40. Dettmar Cramer

41. Mircea Lucescu

42. Tomislav Ivi

43. Stefan Kovacs

44. Luis Aragonés

45. Frank Rijkaard

46. Otto Renhagel

47. Raymond Goethals

48. Marcelo Bielsa

49. Antonio Conte

50. Jean-Claude Suaudeau